Messi shpëton Argjentinën

Superylli argjentinas, Lionel Messi, tregoi edhe njëherë arsyen pse konsiderohet si një nga futbollistët më të mirë në histori të futbollit.

Messi arriti t’ia sigurojë Argjentinës tri pikë në përballje me Iranin, në një ndeshje e cila ishte e destinuar për të përfunduar në barazim.

Përkundër mbrojtjes së fortë të ushtruar përgjatë 90 minutave, Irani nuk arriti ta përmbaj Messin, i cili me një gjuajtje fantastike shënoi një supergol për 1:0 në minutën e parë të kohës shtesë.

Kësisoj, Argjentina tashmë ka gjashtë pikë në kreun e Grupit F, teksa Irani mbetet me një pikë në pozitën e tretë.

Lajme të ngjashme

Back to top button