Kaçanik, polaku kapiten i KFORIT pranon islamin, tani quhet Omer

Dje në Xhamin e qytetit “ KOXHA SINAN PASHA” në Kaçanik, në prani të kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik ef. Florim Neziraj, në prani të imamëve Llokman Hoxha dhe Bujar Dërvishi dhe xhematit të kësaj xhamie, pranoi fenë islame, kapiteni i KFORIT, Bartlomiej Urban nga Polonia.

Para namazit të Xhumasë pranë kryetarit Neziraj kapiteni polak shqiptoi shahadetin me lot në sy dhe pranoi islamin zyrtarisht. Ai paralajmron se do agjëroi edhe Ramazanin e parë tani në Kosovë dhe premtoi se do jap rrogen e tij për iftare

Lajme të ngjashme

Komentet

Back to top button