Zvicra tallet me futbollistët shqiptar

Shtypi zviceran është tallur me futbollistët shqiptarë të Përfaqësueses së Zvicrës, duke u kushtuar një himn në gjuhën shqipe për t’i zgjuar nga gjumi.
Kritikat ndaj futbollistëve të Përfaqësueses së Zvicrës nuk kanë të ndalur pas humbjes së thellë të pësuar nga Franca.

E, më së keqi po e pësojnë futbollistët shqiptarë të cilën së fundmi janë bërë pre e kritikave dhe talljeve nga gazeta 20 minutes.

Kjo e fundit ka paraqitur një karikaturë të futbollistëve helvetikë teksa paraqet edhe një himn në gjuhën shqipe: “Dilli del në brigjet tona, për me u que prej gjumi mirë”.

Gjithsesi, tre nga katër golat e zviceranëve në Botërorin e Brazilit janë shënuar pikërisht nga futbollistët shqiptarë: Mehmedi, Xhemaili e Xhaka.

Lajme të ngjashme

Back to top button