Dy shtetas të Serbisë, kapen me 700 gramë ari në Tabanoc

Reth 700 gramë stoli ari me vlerë prej 20 mijë eurove janë zbuluar mbrëmë në kalimin kufitar ‘Tabanoc’, në një veturë e tipit ‘fiat’ me targa të Serbisë.

Dy shtetas të Serbisë me iniciale Z.K dhe I.M kur janë pyetur nga doganierët nëse kanë diçka për të paraqitur ato kanë mohuar. Por nga kontrollimet në veturë janë gjetur dy paketime të plastikës janë gjetur 110 stoli ari ndër të cilat, unaza, zinxhir, vathë dhe medaljone të arit.

Të dyshuarit arin e kanë marr nga Greqi me qëllim që ta shesin në Serbi.

Drejtoria doganore ka ngritur padi penale kundër dy shtetasve serb.

Lajme të ngjashme

Back to top button