Fotoja e shqiptarit, po bën xhiron e botës

Humbja e thellë e Zvicrës i ka zhgënjyer shumë zvicërianët. Por zhgënjim të madh kanë patur edhe shqiptarët në botë të cilët po bëjnë tifo për Zvicrën e futbollistëve shqiptarë.

Mediat zvicëriane kanë publikuar foton e një tifozi shqiptar që mbrëmë e përjetoi fort golin e dytë të shënuar nga Franca. Në fytyrën e tifozit me mustaqe vërehej zhgënjim i madh, ndërsa ende nuk është mësuar identiteti i tij, por mediat shkruajnë se është “albanisch”, shqiptar.

Por musteqoshi jonë mund të jetë ndier krenar në minutat e fundit kur pikërisht dy shqiptarë shënuan golat e vetëm për Zvicrën.

Fotoja është transmetuar edhe në televizione, ndërsa është futur në fotot më interesante deri tash në Botëror./Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button