Persona me invaliditet trupor kërkojnë zbatim të Ligjit

45 vjeçari Anton Kocevski nga Velesi është person me invalidët truporë. 27 vjet është pa këmbën e djathë. Pensionin për invaliditet që e ka marr në vitin 2013 i është ndërprerë sepse nuk është hospitalizuar që ishte si kusht për të marr pensionin. Ka dërguar kërkesë dhe pret përgjigje ndërsa mundohet të ritë vajzën e tij si prind i vetëm.

Persona të këtillë janë të shumtë dhe kërkojnë implementim të Ligjit më një tempo të përshpejtuar.

Ato me këtë rast në qendrën sportive rekreative të liqenit Treska në Saraj, Shoqata kombëtare e personave me invaliditet trupor të Maqedonisë – Mobilitet Maqedoni sot organizoi takimin e tretë masiv në natyrë të personave me invaliditet trupor.

“Takimi organizohet me moton “Të bashkuar, dinjitoz dhe të fuqishëm” me çka dëshirojmë të dërgojmë porosi se të bashkuar dhe të organizuar kemi fuqi të luftojmë për qëndrimin tonë në shoqëri si të barabartë me të tjerët. Këtë e bëjmë me dinjitete si e drejta jonë dhe obligim i shoqërisë ndaj nesh”, thonë organizatorët.

Qëllimi është që të promovohen të drejtat e personave me invaliditet trupor, si dhe integrimi i tërësishëm i tyre në jetën sociale, ekonomike, kulturore dhe politike të bashkësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button