Pritet masa e arrestit për Vandamin nga Shqipëria

Sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda në kryeqytet ka nisur gjyqi ndaj Vandam Mahmutaj, djalit të Gate Mahmutaj, pasi ai akuzohet se është pjesë e grupit kriminal të drejtuar nga i ati. Pritet që sot gjykata të vendosë për të masën e arrestit. 
 
Sipas prokurorëve, 19-vjeçari ka qëlluar me armatime të rënda në drejtim të forcave speciale, duke tentuar në këtë mënyrë të mos lejojë deportimin e tyre për në fshatin Lazarat, pasi në shtëpinë e tij, si dhe në kapanon kishin fshehur tonelata hashash, të bëra gati për ti trafikuar, në një kohë që në parcela kishin mbjellë fidanët e rinj për kultivim. 
 
I biri i Gate Mahmutaj, nuk ka dhënë shpjegime të detajuara para prokurorëve, duke lënë kësisoj të paqartë pozicionin e tij në ngjarjet kriminale, në një kohë që policia sekuestroi sasi të mëdha hashashi dhe armësh në shtëpinë e Vandam Mahmutaj. 
 
”Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit Vandam Mahmutaj janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1363 kg hashash, 8500 rrënjë bimë narkotike, 1000 fishekë model 56, 225 gëzhoja model 56, 1 granatë dhe një armë pistoletë shenjëdhënëse, si dhe një sasi e konsiderueshme fishekësh të llojeve të ndryshme”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button