Të martën ndriçohet Kryqi maqedonas, i treti në botë për nga madhësia

Të martën më 24 qershor do të ndriçohet Kryqi maqedonas, i treti për nga madhësia në botë, me një lartësi prej 56.5 metrash, njoftojnë mediet në gjuhën maqedonase.

Kryqi maqedonas ështël vendosur në një bazë betoni prej 5 metrash, ndërsa ka një konstruksion çeliku prej 80 tonësh. Për ndërtimin e tij janë derdhur 750 tonë beton dhe 30 tonë hekur, ndërsa qyteti i Shkupitdhe Komuna Aerodrom e kanë zbukuruar hapësirën për rreth me park, karrige, srtaza për këmbësorë, fontanë dhe ujë për pije.

Mediat njoftojnë se pritet që në afërsi të kryqit të ndërtohet një kishë tjetër, që doo të emërtohet “Kryqi i Shenjtë”, në respekt të Kryqit maqedonas.

Lajme të ngjashme

Back to top button