fbpx

Obama dhe Hollande kërcënojnë për masa të reja kundër Rusisë

Presidenti amerikan Barack Obama dhe homologu i tij francez, Francois Hollande, zhvilluan një bisedë telefonike, në lidhje me situatën e krijuar në Ukrainë.

Dy liderët kanë përsëritur se mungesa e uljes së tensioneve në Ukrainë do të shoqërohet me sanksione të reja ndaj Rusisë.

Gjithashtu, ata kërkojnë që presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, t’u bëjë thirrje sa më parë separatistëve të armatosur për të ndaluar veprimet ushtarake, dhe të forcojë kontrollin në kufirin ruso-ukrainas.

“Kushtet për një përmirësim të situatës në terren dhe një rifillim i negociatave do të ishin gjithashtu një pikënisje e mirë. Në rast të dështimit të progresit në këtë kuadër, masa të reja do të miratohen kundër Rusisë”, theksuan presidentët. Kjo bisedë është konfirmuar nga një deklaratë në pallatin “Elize”.

Më herët, gjatë ditës së premte presidenti ukrainas Poroshenko, deklaroi armëpushimin e njëanshëm 1-javor të luftimeve me militantët pro-rusë në Lindje të vendit.

Armëpushimi është mirëpritur nga Presidenti i OSBE-së, Didier Burkhalter, i cili e ka cilësuar si hap të rëndësishëm drejt arritjes së një plani paqeje. / Shekulli

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close