Sushiç: Xheko si Messi, Neymar e Ronaldo

Selektori i Bosnjës dhe Hercegovinës, Safet Sushiç, e ka lavdëruar sulmuesin Edin Xhekopara përballjes me Nigerin, e cila do të zhvillohet sot nga ora 18:00.

Strategu boshnjak ka thënë se anëtari i Manchester Cityt është shumë i rëndësishëm për përfaqësuesen Boshnjake, siç është Cristiano Ronaldo për Portugalinë, Neymar për Brazilin apo Lionel Messi për Argjentinën.

“Xheko është aq i rëndësishme për ne si Ronaldo për Portugalinë, Neymar për Brazilin apo Messi për Argjentinën,” ka deklaruar Sushiç.

Bosnja e ka humbur ndeshjen e parë nga Argjentina me rezultat 2:1. Pavarësisht humbejs së parë objektiv i Bosnjës është kalimi në fazën tjetër.

“Ne i kemi vendosur vetës qëllimin për t’u kualifikuar, jo vetëm duke u përpjekur për ta bërë këtë. Pas Argjentinës ne jemi ekipi më i mirë në grupin tonë.”, theksoi ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button