Regjim i përkohshëm i komunikacionit në Shkup

Prej 16.06.2014 filloi regjimi i përkohshëm i komunikacionit, ndalesa për lëvizjen e automjeteve të rënda transportuese në
rajonin e Qytetit të Shkupit. Ndalesa do të vlejë gjatë ditës edhe atë prej orës 10:00 deri në orën 20:00 në periudhën deri më 01.09.2014.

Nga ky vendim përjashtohen automjetet të cilat transportojnë kafshë, mallra që mund të prishen lehtë, ndihmë humanitare, preparate mjekësore, automjete komunale, automjetet e NPQ, transporti i materieve shpërthyese, të djegshme dhe helmuese, automjetet për transport të materialeve ndërtimore si dhe operativi ndërtimor që kryen punë ndërtimtarie në Komunat në Shkup, Qytetin e
Shkupit dhe Qeverinë e RM-së.

Në aksin rajonal rrugor Kratovë – Probishtip për shkak të paraqitjes së shembjeve, në hyrje të Kratovës është vendosur ndalesë për lëvizjen e autobusëve dhe automjeteve tranportuese me peshë mbi 7,5 tonë.

Në aksin rrugor Radovish – Konçe (P-2433), në kilometrin e 11-të, ka rrëshqitje të dheut, për ç’arsye komunikacioni po zhvillohet në një korsi, për çka është vendosur sinjalizim adekuat rrugor. Në këtë aks rrugor është vendosur ndalesë për qarkullimin e automjeteve të rënda të transportit.

Lajme të ngjashme

Back to top button