Lazarati i kanabisit? Jo jo, qenka edhe i armëve..dhe çfarë armësh! (FOTO)

Operacioni i Policisë brenda fshatit të Lazaratit, pasi Shteti arriti të marrë në kontroll të gjithë territorin e tij në “luftën” me bandat e trafikantëve, po surprizon nga dita në ditë, kur tashmë shënohet plot një javë nga superaksioni antikanabis. Veç sasive të konsiderueshme të kanabisit…e pritshme kjo kur thuajse në cdo banesë të fshatit janë gjetur parcela të tëra me bimë narkotike, në fshatin ku rënia “e pushtetit” të drogës dukej mision i pamundur, po zbulohen dita ditës arsenale armësh të rënda.

Armë automatike, pushkë, pistoleta, mitraloz, antitank, murtajë, granatahedhës, fishëkë dhe tritol..armatime nga të gjitha llojet janë gjetur në banesat dhe ambjentet e fshatit të Lazaratit.

Në 7 ditë operacion forcat speciale kanë gjetur me dhjetëra armë e mijëra fishekë, ndërsa ka asgjësuar mbi 30 tonë kanabis dhe rreth 108 mijë rrënjë bimë narkotike dhe fidanë, gjatë kontrolleve në territoret e mbi 235 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

Ndërkaq, 18 persona janë arrestuar deri më tani, si të dyshuar për rezistencën e armatosur kundër policisë nga nisja e këtij aksioni, ndërsa grupe të tjera banditësh mundën të largoheshin nga fshati përmes malit, çka i hapi rrugë ndërhyrjes së policisë në qendër të fshatit duke shmangur gjakderdhjen.

3 të arrestuar gjatë ditës së djeshme
Më 20 Qershor nga strukturat e Policisë së Shtetit në vijim të operacionit të ndërmarrë në Lazarat, është bërë arrestimi në flagrancë i 3 shtetasve pasi gjatë kontrolleve të ushtruara nga strukturat e policisë u janë gjetur bimë narkotike të kultviuara, sasi lëndësh narkotike apo armë e municione.

Arrestohet Kreshnik Gërveshi, automatikë, pushkë e tritol në banesë…përvec kanabisit
Nga këto struktura u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Kreshnik Mehmet Gërveshi, 62 vjeç, banues në Lazarat, pasi akuzohet për veprat penale kultivim i bimëve narkotike dhe mbajtje pa leje të armëve e municionit luftarak. Gjatë kontrollit në oborrin e banesës së këtij shtetasi i janë gjetur e asgjesuar 98 bimë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë gjatë kontrollit në banesë i janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale 5 armë zjarri nga të cilat 3 automatikë dhe 2 pushkë, 4 kallëp tritol, si dhe një sasi prej 6445 fishekë.

Kapet Afrim Aliko, në banesë kanabis dhe fishekë
Më 20 Qershor rreth orës 08:15 është bërë kapja e personit të shpallur në kërkim Afrim Diftir Aliko, 44 vjeç, banues në Lazarat. Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e këtij shtetasi janë gjetur e asgjesuar një sasi prej rreth 19.9 kg lëndë narkotike kanabis sativa. Ndërkohë gjatë ditës së stome në momentin e kapjes iu gjetën një sasi prej 250 fishëkë model 56. Ndaj këtij shtetasi u mor masa e ndalimit.

Armë të gjetura në Lazarat nga policia
Armë të gjetura në Lazarat nga policia
Armë të gjetura në Lazarat nga policia

Arrestohet Myrteza Llakutura, mijëra fishekë e kanabis në shtëpi
Nga strukturat e policisë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Myrteza Nuro Llakutura , 47 vjeç, banues në Lazarat, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e policisë në banesën e tij janë gjetur e sekuestruar ne cilësinë e provës materiale 30.8 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 66 gëzhoja, 2 krëhra automatiku, si dhe 1470 fishekë. Materialet procedurale i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme prokurorisë për veprat penale prodhim dhe hitje e narkitikëve dhe mbajtje pa leje e armëve e municionit luftarak.

Antitank ose Bazuka të gjetura në Lazarat nga policia
Antitank ose Bazuka të gjetura në Lazarat nga policia

Më 20 Qershor nga sturkturat e policisë:
– janë kontrolluar 105 ambiente të ndryshme (banesa, stane, magazine) në territorin e fshatit Lazarat.
– janë gjetur e asgjesuar 7 ton e 448.7 kg marijuanë
– janë gjetur e asgjesuar 25.870 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa
– janë sekuestruar 32 armë zjarri automatikë e pushkë,
– janë sekuestruar 4 pistoleta
– janë sekuestruar 2 armë të vjetra
– është sekuestruar 2 mitroloz dhe 1 antitank dhe 1 granatëhedhës
– janë sekuestruar 29.750 fishekë, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë
– janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh
– janë sekuestruar 4 kuti predha granatëhedhësi, 3 granata, 4 kallëp tritol, si dhe një arkë me granata
– janë sekuestruar 2 presa kanabisi

Rezultatet e operacionit ne total
Strukturat e Policisë së Shtetit gjatë ditëve të zhvillimit të këtij operacioni në Lazarat kanë mundësuar asgjesimin e rreth 107.170 rrënjëve bimë narkotike dhe fidanë, si dhe të një sasie mbi 30 ton e 852.8 kg kanabis sativa, duke marrë dhe mostrat përkatëse në cilësinë e provës për ekzamimin.

Po ashtu gjatë këtyre kontrolleve janë gjetur dhe 4 laboratorë nga të cilët 2 përpunimi të bimëve narkotike dhe 2 për përpunimin e vajit të hashashit , si dhe sasi të konsiderueshme municioni dhe armë, ku vetëm dy ditët e fundit u sekuestruan:
– 41 armë zjarri automatikë e pushkë, 4 pistoleta, 3 mitrolozë, 1 antitank, 1 murtajë dhe 1 granatëhedhës, 2 armë të vjetra si dhe 1 armë gjahu.
– Janë sekuestruar gjithastu sasi të konsiderueshme municioni si: 37.084 fishekë të llojeve të ndryshme, si dhe 9 arka me fishekë dhe 13 kaseta me fishekë, 7 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 13 granata dhe një arkë me granata, 4 kuti predha granatëhedhësi, 4 krëhra fishekësh.
– Janë gjetur e sekuestruar 5 automjete me armatim e municion, si dhe 10 automjete bosh.

Është ushtruar kontroll në territoret e mbi 235 banesave dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

Në kuadër të këtij operacioni deri në këto momente janë arrestuar 18 persona të dyshuar për sulmet me armë ndaj forcave të policisë, për kultivimin kanabisi, kundërshtim të punonjësve të policisë apo për shkatërrim prone.

I gjetur në Lazarat nga policia

 

Lajme të ngjashme

Back to top button