fbpx

Reagon PDSH-Saraj: Sela është rreshtuar me tradhtarët

Partia Demokratike Shqiptare, dega e Sarajit me në krye me Agim Kovai ka reaguar lidhur me vizitën e Ziadin Selës në Komunën e Sarajit.

Siç thuhet në reagim Sela sot për kot është lodhur në Saraj.

“Sela çfarë nënkuptoni me fjalën “reformim “të PDSH-se?!  Nëse mendoni ta reformoni PDSH-ne pse këtë e kërkojnë mafia mediatike e aq. Alsat-M, bashke me mercenare te ndryshëm te veshur me petkun e “analistëve” qe babe e nene i kane sllavo-komunistët, apo pse këtë e kërkojnë bandat kriminale te bashkuar ne partine politike BDI, atëherë  z.Sela  e keni shumë gabim dhe madje jo vetëm se e keni gabim po ju jeni rreshtuar krah për krah me tradhtaret, puthadoret, servilat dhe spiunët, sepse vetëm soji I tyre kërkon përgjegjësi dhe reformim ne PDSH. Ju sepaku duhet ta dijni mire se çdo anëtar I PDSH-se ka te drejte lirshëm te kërkoj përgjegjësi ,mirëpo kjo behet neper organet e partisë . Z.Sela me sa dijm ne ,ju nuk ishit ne Kuvendin Qendror te PDSH-se ku u votuan listat për deputet?-Pse z.Sela nuk morët pjese ne këtë Kuvend ku do te kishit mundësinë te shprehnit qëndrimin e juaj lirshem. Z.Sela pse dolët kundër vendimit te Kuvendit te Dege se Strugës ku votoi te gjithë kandidatet për deputet, përfshirë këtu edhe z.Zija Jonuzi. Z.Sela nga kjo shihet se ju me “reforma” nënkuptoni anarki dhe kjo gjë nuk do te lejohet te ndodh nga anëtarët e PDSH-se.

Z.Sela sa lodheni  dhe humbni kohe andej këndej neper vendbanime, bën mire te bëni ndonjë projekt për qytetaret e Komunës se Strugës. Vetëm një shembull Tu u marre me çështje qe s’të takojnë ty Ohri maqedonas ka linje trageti me Pogradecin ,a ndërsa Struga Shqiptare është humbur nga harta për këtë projekt”, thuhet në reagim.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close