Qeveria do t’i lajë borxhet e të varfërve!

Propozim-ligji për shlyerje të borxheve për kategoritë e ndjeshme sociale, është masa e parë që Qeveria e Republikës së Maqedonisë e miratoi në seancën e mbajtur një ditë pas zgjedhjes së saj.

Siç theksoi në konfrencën e sotme për shtyp, kryeministri Nikola Gruevski, me këtë plotësohet premtimi i dhënë në zgjedhje.

Me ligjin do të përfshihen shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe të ndihmës së përhershme në të holla, persona të cilët kërkojnë punë më shumë se 12 muaj dhe persona të ekspozua në rrezik social për shkak të vdekjes së partnerit në martesë ose invaliditetit.

Ndryshe, pas miratimit të Ligjit, Ministria e Financave do të publikojë thirrje deri te kreditorët në lidhje të marrëveshjeve për shlyerje të njëanshme të borxheve. Pritet që në thirrjen për shlyerje të borxheve të paraqiten mes 50 dhe 100 mijë qytetarë.

Lajme të ngjashme

Back to top button