Është zyrtare: Meshkujt harrojnë emrat dhe datat!

Shkenca konfirmon që meshkujt nuk memorizojnë dot datat e ditëlindjeve apo përvjetoreve.

I dashuri jonë ka harruar datën e ditëlindjes tonë ose të përvjetorit tonë të lidhjes? Nuk duhet të mërzitemi shumë: nuk ka të bëjë me neglizhencën, ose më keq akoma me insensibilitetin. Është në të vërtetë një fakt tashmë për të cilin akoma nuk janë zbuluar shkaqet, por i zyrtarizuar edhe nga shkenca: meshkujt kanë realisht më shumë vështirësi sesa femrat që të mbajnë mend emra apo data, siç rezultoi edhe nga një studim i bërë posaçërisht nga Universiteti Norvegjez i Shkencës dhe Teknologjisë. Studimi, i publikuar nga Revista Bmc Psychology koordinuar nga Profesori Jostein Holmen, është
bërë në një shkallë të gjerë krahasimore dhe përfshiu rreth 37 mijë persona. Pjesmarrësve ju dorëzua një pyetësor mbi aftësinë e tyre për të mbajtur mend, i organizuar në 9 pyetje. Në veçanti pjesmarrësve ju kërkua nëse ata kishin vështirësi në të kujtuarit e gjërave, ose nëse ishin në gjendje të tregonin me saktësi se çfarë ishin duke bërë një vit më parë, ose nëse ishin në gjëndje të tregonin me detaje disa biseda. Studimi nxorri që, në përgjithësi, kujtesa mashkullore është më pak preçise sesa ajo femërore, dhe se emrat dhe datat janë pikërisht pikat ku meshkujt gjenden më tepër në vështirësi. Vënë përpara “provës së emrave”, në fakt, doli që kishin probleme 89.7% e meshkujve kundrejt femrave me 86.5%, ndërsa përsa i përket datave, rezultoi që për meshkujt ishte 76.4% ndërsa Ajo që në fakt studimi nuk qe në gjendje të sqaronte, ishte arsyeja e këtyre diferencave. Holmen përfundoi: “Flitet shumë mbi faktin që femrat mbajnë mend më shumë sesa meshkujt, por akoma nuk kemi kuptuar se pse ndodh kjo gje. Kjo ngelet akoma një mister i pazgjidhur”

Lajme të ngjashme

Back to top button