Shqiptarët shpëtuan nderin e Zvicrës (Video)

Futbollisti shqiptar me prejardhje nga Bogovina e Tetovës, Blerim Xhemaili, arriti të realizojë supergol në sfidën ndaj Francës. Xhemaili realizoi nga një gjuajtje dënimi nga mëse 30 metra, duke befasuar portierin francez, Hugo Lloris.

Ky është goli i dytë i shënuar nga futbollistët shqiptarë në këtë Kupë të Botës dhe në përgjithësi në të gjithë Botërorët, pas golit të Admir Mehmedit.

Gjithashtu gol tejet të bukur realizoi edhe Granit Xhaka, duke mposhtur për herë të dytë Llorisin për 5:2. Franca me këtë fitore ka siguruar kualifikim, ndërsa Zvicra do të kërkojë kualifikimin me fitore në ndeshjen e fundit ndaj Hondurasit.

Lajme të ngjashme

Back to top button