Sela: Së bashku do të krijojmë një PDSH fitimtare! (FOTO+VIDEO)

Kryetari i Strugës, Ziadin Sela sot është takuar me banorët e fshatit Saraj në kuadër të iniciativës së tij për demokratizim të Partisë Demokratike Shqiptare. Sela para të pranishmeve theksoi se iniciativa për reforma, ka për qëllim të krijojë një PDSH fituese, duke theksuar se ka ardhur momenti që anëtarët dhe simpatizantët e PDSH-së ti gëzohen fitores për të cilën kanë kontribuar që nga themelimi i kësaj partie, transmeton Portalb.
Ziadin Sela në Saraj

Ai iu bëri thirrje të gjithë simpatizantëve të kësaj partie që të mos humbin kohë por ti bashkohen masovikisht iniciativës së tij.

“Kam ardhur këtu për të riformuar PDSH-në, e jo për ta shkatërruar, jam këtu për tu dëgjuar zëri i rinisë së PDSH-së, zëri i degës së PDSH-së. Ky proces do të përfundojë me një kongres tek i cili do sjell disa rregulla. Nuk e di se cilët janë njerëzit më të mirë që mund të përfaqësojnë në mënyrën më të mirë Sarajin, këtë e dinë ju më mirë të gjithë dhe ketë mundësi tani e tutje do ta ketë vetë Saraji dhe dega e saj që të vendos për kuadrot e veta që do ta përfaqësojnë atë kudo” tha Sela, transmeton Portalb.

“Natyrisht se edhe një aktivist i thjeshtë i PDSH-së është i zhgënjyer shumë sepse nuk është e lehtë të gënjesh e ti thuash se do të jemi pjesë e qeverisë dhe pastaj të përballet me realitetin e hidhur. Në esencë demokracia është përgjegjësi para veprimit të cilit e bën” tha Sela, transmeton Portalb.
Ziadin Sela në Saraj

“Na duhet të riformohemi brenda partisë në mënyrë që të dalim më të fortë. Ne nuk mund te presim më shumë, mjaftë kemi prit, pasi neve po na ikë rinia. Njerëzit nuk kanë perspektivë, populli ka halle dhe nuk do të mjaftonin aventurat që po i bën qeveria e tanishme, Bashkimi Demokratik për Integrim dhe komplet pasiviteti i PDSH-së e cila mban epitetin e partive opozitë.
Ziadin Sela në Saraj

Ziadin Sela tha se Marrveshja Politike e PDSH-së, është rruga e duhur që duhet të ndjekin dhe të realizojnë shqiptarët e Maqedonisë, ai kritikoi ashpër qeveritarët që mbyllin sytë para dhunës që ushtrohet ndaj shqiptarëve të Shkupit. Sela përsëriti se iniciativa e tij nuk ka për qëllim që të shpallë atë për lider atë, por për të mirën dhe demokratizimin e partisë. / Portalb

Ziadin Sela në Saraj

Lajme të ngjashme

Back to top button