Kosta Rika godet edhe Italinë

Kosta Rika ka hedhur poshtë të gjithë ata zëra që ishin të bindur se fitorja e tyre në duel me Uruguajin ishte rastësi, duke mposhtur edhe Italinë në kuadër të xhiros së dytë në Grupin D. Kjo fitore e Kosta Rikës u siguron atyre kalimin e grupit një xhiro para ndeshjes së fundit në grup.

Nga ana tjetër Italia do të ketë punë shumë të vështirë, pasi në xhiron e fundit të fazës së grupeve do ti duhet të mposhtë patjetër kombëtaren e Uruguajit, kurse Costa Rika do të zhvillojë takimin kundër Anglisë, e cila pas rezultatit të sotëm në mes Italisë dhe Kosta Rikës edhe zyrtarisht nuk ka gjasa teorike për të kaluar në fazën tjetër. Duhet cekur që golin e vetëm për Kosta Rikën në takimin e sotëm kundër Italisë e shënoi Bryan Ruiz në finish të pjesës së parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button