Së shpejti pritet të fillon gjykimi për Naser E, të dyshuar për vrasje në Gjorçe

Avokati mbrojtës i Naser E., Rubin Dvojakov bën të ditur për Portalb, se paraburgimi i të dyshuarit është vazhduar për arsye të procedurës së ekspertizës së fakteve dhe dëshmive.

“Paraburgimi i Naserit është shtyrë për shkak se ende nuk ka përfunduar procedura e ekspertizës së fakteve dhe dëshmive”, tha Dvojakov.

Ai shtoi se pritet që gjatë javës që vjen të përfundojë kjo procedurë dhe të fillojë gjykimi në të cilin do të shpalosen fakte dhe dëshmi nga pala mbrojtëse.

“Ne kemi paraqitur faktet dhe dëshmitë që posedojmë dhe procedura e ekspertizës pritet që të përfundojë qatë javës që vjen dhe më pas ato do të paraqiten para gjykatësit”, theksoi Dvojakov.

Ende është herët të flitet por avokati mbojtës bën të ditur se ka mjaft dëshmi që tregojnë se vrasja ishte bërë në vetëmbrojtje.

Familjarët e të dyshuarit nuk duan të deklarohen në media, mirëpo bën të ditur se djali i tyre është i pafajshëm dhe shpresojnë që e vërteta të del në pah.

Vrasja ndodhi më 19 maj në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit në afërsi të një spitali të syve, por akoma nuk ka asnjë detaj se si ka ndodhur vrasja, përkundër spekulimeve të ndryshme që mbizotëruan këtë ngjarje tragjike.

Janë disa versione që janë plasuar lidhur me vrasjen, por janë edhe dëshmitë e autorit të dyshuar të vrasjes. Naser.E janë se ai ishte sulmuar me thikë nga viktima që ka ndërruar jetë dhe se në mbrojtje, tragjikisht është therrur Angel.P.

Kjo vrasje nxiti tensione etnike dhe protesta të maqedonasve, të cilët dogjën dhe demoluan dyqane dhe lokale të shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button