Tahiri me lazaratasit: Post policie funksionale, masa për Rilindjen tuaj

Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka mbërritur në fshatin e Lazaratit, për të përgëzuar jo vetëm forcat speciale për këtë operacion të suksesshëm, por mbi të gjitha për të takuar banorët dhe për t’i folur për planin e masave për këtë fshat.

Në një prononcim për mediat nga qendra e Lazaratit, minsitri Tahiri tha se banorët e mbështetën aksionin e policisë kundër banditëve, duke shtuar se shumë shpejt do të arrestohen të gjithë ata persona që qëlluan kundër policisë por edhe ata që sulmuan gazetarin e A1 REPORT Gerti Xhaja dhe 3 pjesëtarët e tjerë të grupit të xhirimit që ndodheshin në Lazarat për t’i përcjellë teleshikuesve situatën atje.

“Djem dhe vajza që kanë sakrifikuar shumë për të na bërë të barabartë para ligjit, do doja ta ndaja me banorët e Lazaratit, siç e patë dhe vetë dhe siç keni pasur mundësi ta dëshmoni e kanë mirëpritur aksionin e policisë, se banditët në mos janë arrestuar do të arrestohen. Do ta bëjmë këtë zonë pjesë të kapitullit të ri për zhvillim përtej fatit të paracaktuar nga bandidët që jetonin këtu. Një postë policie që do të hapet në Lazart, kemi plan masash për të ndihmuar banorët.

Falenderoj edhe median, disa prej jush në mënyrë të veçantë (duke iu referuar sulmit ndaj A1 REPORT) kanë vuajtur pasojat e dhunës por edhe për ata do të ketë drejtësi”, – tha minsitri Tahiri./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button