Valë dëmtimesh në Botëror, yjet rrezikojnë

Kombëtarja holandeze, vazhdon përgatitjet nën urdhrat e Luis Van Gal, pasi tashmë ka siguruar kualifikimin për në fazën tjetër. Gjatë seancës së djeshme stërvitore, trajneri i ardhshëm i Mançester Junajdit nuk ka pasur në dispozicion dy nga mesfushorët e tij më të mirë, Naigel De Jong dhe Arjen Roben.

Dy futbollistët kanë ndjerë probleme muskulore dhe janë stërvitur të diferencuar në palestër. Sipas mediave follandeze, nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, për sa i përket gjendjes së lojtarëve, sepse me të gjitha gjasat Van Gal do t’i ketë në dispozicion ata për në sfidën e ardhshme kundër Kilit.

Misioni i radhës i “tulipanëve” është vendi i parë, i cili do të evitonte një superpërballje kundër vendësve të Brazilit. Për të arritur këtë objektiv, hollandezët duhet të kalojnë me sukses edhe përballjen e fundit që është Kili.

Shkodran Mustafi
Shkodran Mustafi

Duket se ëndrra e mbrojtësit Shqiptar, Shkodran Mustafit po realizohet pak nga pak. Nga largimi i përkohëshëm nga Kombëtarja gjermane dhe thirja pësrësi pas dëmtimit të Rojsit, ai tani mund të jetë një titullar duke filluar që nga ndeshja e ardhshme përballë Ganës.

Ai mund të jetë titullar në përballjen e Gjermanisë kundër Ganës, nëse Mats Hummels nuk arrin të rikuperohet deri ditën e nesërme. Sipas mediave gjermane, një ndër alternativat e teknikut Joachim Low për të zëvëndësuar Hummels është mbrojtësi shqiptar Shkodran Mustafi.

Mustafi bëri debutimin e tij në një Botëror, ndeshje e fituar 4-0 nga gjermanët. Ai u fut në fushë në minutën e 73 pikërisht pas dëmtimit të Hummels./ Ama-news

Lajme të ngjashme

Back to top button