Betonohet barrikada mbi urën e Ibrit

Serbët e veriut të Kosovës, rreth mesditës kanë filluar t’i ndërtojnë dy zhardinjeri (vazo) të përmesave të mëdha në fillim të urës, përpara “Parkut të paqes” në pjesën veriore të Mitrovicës. Rreth orës 15:30 minuta, punëtor të Ndërmarrjes Komunale Shërbyese “Standard”, pasi që më përpara kishin sjellë gjithë materialin e nevojshëm për t’i bërë zhardinjeritë, të cilat më shumë u gjasojnë mureve, kanë filluar ndërtimin e tyre.

Punët në ndërtimin e i kanë përcjellë nga afër pjesëtarët e KFOR-it, të EULEX-it dhe të Policisë së Kosovës. Në krejt këtë ngjarje, ata ishin vetëm spektator.

Këto zhardinjeri, apo vazo gjigante të ndërtuara prej betoni, janë në fakt mure, të cilat përbëjnë një barrikadë në cep të urës, para të ashtuquajturit “Park i paqes”, të cilin serbët e veriut, të prirë nga kryetari Goran Rakiq, e kanë përuruar të mërkurën. Ata kanë vendosur në cep të parkut tabela me mbishkrimin “Parku i paqes”, në të tri gjuhet, serbisht, shqip dhe anglisht.
Gazeta ka mësuar se zhardinjeritë, apo vazot kanë dimensione prej 9 metrash katrorë dhe ato janë të larta rreth dy metra. Sipas serbëve të veriut, do të ndërtohen dy vazo të tilla në pjesën veriore.

Në orët e mesditës, ndërkaq, punëtorët e kompanisë “Standard” e Mitrovicës së veriut, kanë vendosur shtresa të barit në sipërfaqen e rrafshuar me dhe në këtë park, për t’i dhënë atij një pamje tjetër gjelbërimi./ Zëri

Lajme të ngjashme

Back to top button