Mehmeti: MPB nuk na bindi se nuk i ndan qytetarët në baza etnike

Aktores Emra Kurtishova, të cilës nuk ju lejua të udhëtojë për Gjermani, nuk është rast I izoluar I shtetasve të Republikës së Maqedonisë që nuk ju lejohet të udhëtojnë jashtë shtetit, thonë nga zyra e Avokatit të Popullit.

Periudhën e fundit kanë arritur një numër i madh i ankesave të qytetarëve që janë ankuar te avokati i popullit.

“Rastet që i udhëheqim ne në të cilat është konstatuar shkelje, nuk janë raste të izoluara por janë dukuri sistematike. Asnjëri nga udhëheqësit në MPB nuk kanë arritur të na bindin se veprojnë sipas ligjit dhe nuk i ndajnë qytetarët në baza etnike”, deklaroi avokati i popullit Ixhet Memeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button