Fazliu: Gjykata më dënoi pa prezencën time dhe as më lajmëruan për vendimin

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu, i cili ka humbur procesin gjyqësorë ndaj ish Ministrit për Drejtësi Blerim Bexheti, deklaron për Portalb se vendimin e  Gjykatës së Shkupit e ka marrë vesh nga mediat.

“Gjithçka është zhvilluar pa prezencën time në gjykatë”, thotë Bekim Fazliu i cili sipas vendimit gjyqësor, duhet t’i paguaj shumën prej 8 mijë eurosh ish ministrit të drejtësisë Blerim Bexheti.

“Nuk më habit vendimi i Gjykatës, duke e marrë parasysh gjendjen në të cilën ndodhen institucionet e drejtësisë në Maqedoni. Ka shqiptarë të dënuar padrejtësisht, madje edhe me burg të përjetshëm”, thotë Bekim Fazliu, për Portalb.

Fazliu thotë se është i habitshëm fakti se nuk ka pranuar asnjë thirrje për të marrë pjesë në seancën gjyqësore dhe as që  i është dorëzuar lajmërimi për vendimin e gjykatës.

Deputeti i PDSH-së, Bekim Fazliu thotë për Portalb se kjo nuk do të mbetet me kaq dhe se do të vazhdojë procedura dhe përpjekjet e tij për të fituar drejtësinë.

Lajme të ngjashme

Back to top button