Vdes Ibrahim Toure, vëllai i Yaya e Kolo Toure

Ibrahim Toure, vëllai i ri i mesfushorit të Manchester Cityt, Yaya dhe qendërmbrojtësit Kolo, ka vdekur në moshën 28 vjeçare.

Ibrahim, i cili ishte po ashtu futbollist profesionist dhe së fundmi luajti për ekipin libanez Al Safa, mësohet se ka vdekur pasi e pati një betejë të shkurtër me kancer.

“Kolo dhe Yaya Toure kanë dëgjuar për vdekjen e vëllait të tyre të vogël, Toure Oyala Ibrahim. I tërë kontingjenti i Bregut të Fildishtë i shpreh ngushëllime dhe mbështetje lojtarëve” – thuhet në kumtesën e Federatës së Futbollit të Bregut të Fildishtë.

 

 

Back to top button