Barcelona në bisedime me Luis Suarez

Nëse në 2013 goditja e madhe e Barcës në merkato ishte blerja e Neymar tashmë tifozët blaugrana presin nga drejtuesit një tjetër dhuratë.

Mund të jetë Luis Suarez goditja e madhe e Barcelonës në merkaton e verës.

Lajmi bombastik publikohet nga El Mundo Deportivo me të përditshmen katalanase që citon se është pikërisht sulmuesi i Liverpoolit objektivi i madh i Barcës në këtë sesion merkatoje.

Barca është gati të ofrojë 65 milionë Euro plus kartonin e Alexis Sanchez për të transferuar Suarez në Camp Noë. Për yllin e Liverpoolit është interesuar edhe Reali i Madridit me presidentin Florentino Perez që është i gatshëm të ofrojë plotë 100 milionë Euro për ta shndërruar 27-vjecarin uruguaian në një El Blanco.

Me futjen edhe të Barcelonës në garë i sigurt është fakti se do të kemi një betejë mes dy gjigandëve spanjollë për të transferuar yllin e Liverpoolit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button