Schumacher mund te mbetet invalid

Pas një periudhe të gjatë në koma, pas rizgjimit, pacienti ka shumë mundësi të vuajë dëmtimet e parikuperueshme fizike.

Michael Schumacher ka nisur fazën e rehabilitimit që prej ditës së hënë kur u transferua nga spitali i Grenoble në një klinikë në Lausane. Menaxherja e ish 7 herë kampionit të botës, Sabine Kehm konfirmoi lajmin e daljes së gjermanit nga koma, por ajo shtoi se procesi i rehabilitimit do të zgjasë shumë.

Por nëse nga familja e kampionit viijnë lajme shpresëdhënëse, më i ftohtë shfaqet mjeku Erich Riederer, i cili ka një eksperiencë të gjatë me pacientët që dalin nga koma. Në një intervistë për mediat zvicerane, neurologu i famshëm thekson se pas një periudhe të gjatë në koma, pas rizgjimit, pacienti ka shumë mundësi të vuajë dëmtimet e parikuperueshme fizike.

“Ai do të mbetet invalid për gjithë jetën”, shprehet Riederer për faqen “Telegraph”. Në vijim, ai thekson se pas 6 muajve në gjendje vegjetative, do të ishte një mrekulli nëse Schumi do të ngritej në këmbë. Në rrëfimin e tij, mjeku bën me dije gjithashtu se Schumi do ta ketë shumë të vështirë të formojë fraza të plota. Michale Schumacher u aksidentua në 29 dhjetor në pistën e skive në Meribel të Francës. Ai iu nënshtrua dy operacioneve kirurgjikale në kokë./ Supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button