Shtyhet paraburgimi për të dyshuarin për vrasjen e Angelit

Prokuroria e Shkupit i ka vazhduar masën e paraburgimit 19 vjeçarit Naser.E nga Gërçeci i Shkupit, i cili dyshohet se ka vrarë 18 vjeçarin Angel Petkovski në Shkup.

Vrasja ndodhi më 19 maj në lagjen Gjorçe Petrov të Shkupit në afërsi të një spitali të syve, por akoma nuk ka asnjë detaj se si ka ndodhur vrasja, përkundër spekulimeve të ndryshme që mbizotëruan këtë ngjarje tragjike.

Janë disa versione që janë plasuar lidhur me vrasjen, por janë edhe dëshmitë e autoritë t dyshuar të vrasjes. Naser.E janë se ai ishte sulmuar me thikë nga viktima që ka ndërruar jetë dhe se në mbrojtje, tragjikisht është therrur Angel.P.

Por, një version policor është se Angel.P dhe babai i tij pasi që kanë parë Naser.E se po tentonte ti grabiste bicikletën në oborrin e tyre, ata kanë nisur ndjekjen dhe pas një përleshje, viktima gjoja është therrë nga i dyshuari.

Prokuroria ka vazhduar paraburgimin për 30 ditë të tjera, me arsyetimin se akoma po vazhdojnë aktivitetet hetimore dhe rrethanat e vrasjes. Ndërkohë, kohë më parë ishte bërë e ditur se thika me të cilën është therrur viktima akoma nuk ishte gjetur në vendin e ngjarjes dhe se bicikleta, për të cilën ishte pretenduar se ishte vjedhur, kishte qëndruar në oborrin e shtëpisë, pa e prekur askush.

Kjo vrasje nxiti tensione etnike dhe protesta të maqedonasve, të cilët dogjën dhe demoluan dyqane dhe lokale të shqiptarëve në lagjen Gjorçe Petrov në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button