Bexheti: Gjykatat nuk kanë arritur ti shuajnë dilemat e opinionit për rastin Monstra

BMinistri i drejtësisë në largim Blerim Bexheti gjatë dorëzimit të detyrës, deklaroi se gjykatat nuk kanë arritur ti shuajnë dilemat e opinionit lidhur me rregullsinë e procesit gjyqësor të rastit Monstra. Gjykata e shkallës së parë dhe e apelit duhet të dëshmojnë kapacitetin e tyre në fund të këtij procesi, tha Bexheti.

‘Gjykatat kanë për obligim që duke shqyrtuar gjendjen faktike, duke shqyrtuar të gjitha provat, ti evitojnë të gjitha dallimet që ekzistojnë në opinion dhe u paraqitën gjithë ata situata. Edhe më tutje qëndroj pasi që nuk shoh se është arritur që ato dallime të evitohen, pa dashur të prejudikoj, duke pasur parasysh se ende nuk kemi vendim përfundimtar nga ana e gjykatës’, u shpreh Blerim Bexheti, ish ministër i drejtësisë.

Ministri i ri i drejtësisë Adnan Jashari theksoi se në procesin gjyqësor Monstra do të angazhohet për respektimin e ligjit dhe të drejtës.

‘Ky rast nuk duhet prejudikuar, presim përfundimin e tij, por një gjë do e them, si ministër i drejtësisë në të ardhmen gjithnjë do të jem në anën e së drejtës, në anën e drejtësisë, dhe do të kërkojë që të zbatohen ligjet dhe e drejta në suaza të kompetencave, autorizimeve të mia ligjore’, deklaroi Adnan Jashari, Ministër i Drejtësisë.

Kompetencë e ministrit të ri të drejtësisë lidhur me rastin ‘Monstra’ është edhe procedura e ekstradimit të dy të akuzuarve të tjerë, që vuajnë dënimin në Prishtinë Afrim Ismailoviq dhe Halil Demirit, ekstradim i cili nuk është kryer për shkak të mungesës së provave të mjaftueshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button