Debat: Liria e shprehjes u largua me forcë nga Kuvendi

Fondacioni për Shoqëri të Hapur Maqedoni, Qendra për zhvillim të mediave dhe Fronti i lirisë më 23 qershor në orën 11, në hapësira të GEM Klubit do të mbajë debat kushtuar Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, lidhur me vendimin për shkeljen e lirisë dhe së shprehjes së gazetarëve që u larguan me forcë nga Galeria e Kuvendit.

Cilat janë pikat kontestuese në vendimin e Gjykatës Kushtetuese me të cilën nuk u vërtetua shkelja e lirisë së shprehjes ndaj gazetarëve që u larguan nga Kuvendi? Cka pas vendimit të Gjykatës? . Këto janë disa nga pyetje që do të debatohen më 23 qershor.

Në debat do të debatojnë Nada Naumovska nga Fondacioni Shoqëria e Hapur Maqedoni, Naser Selmani kryetarë i SHGM-së, Filip Medarski, avokat dhe Zharko Trajanovski nga Fronti për liri të shprehjes.

Lajme të ngjashme

Back to top button