Lazarati, kapet baza e armëve Ikën nga fshati banda e Lilo Brahimit (FOTO)

Lazarati është marrë nga policia nën administrim, por një pjesë e banditëve që kanë kundërshtuar uniformat blu gjatë këtyre ditë të aksionit kanë mundur të largohen.

Në “pushtimin” e avashtë gjatë gjatë ditës së djeshme, policia ka mundur që të asgjësojë edhe njërën prej bazave të trafikantëve, shtëpinë e Lilo Brahimit, ku ishin mbledhur disa prej trafikantëve të cilët kanë qëlluar policinë gjatë këtyre ditëve. E këtu policia ka gjetur edhe një arsenal armësh, të llojeve dhe kalibrave të ndryshëm. Mes sendeve të gjetur janë në total 11 armë të rënda, 1 mitraloz i rëndë, 1 shtrat murtaje, 9 automatikë e 1 armë gjahu, si dhe granada e një palë dylbi për të parë gjatë natës, që sipas të dhënave janë të prodhimit anglez.

Mitralozi i sekuestruar nga policia në Lazarat

(Në foto: Mitralozi i sekuestruar nga policia në Lazarat)

KULLA E MITRALOZIT
Gjatë aksionit të ditës së djeshme, policia ka marrë fillimisht kullën ku ishte vendosur mitralozi i rëndë që qëllonte drejt policisë. Aksioni i policisë ka përfunduar rreth orës 15:30 minuta të ditësh së djeshme. Gjatë aksionit për marrjen e Lazaratit, Policia u pajis me armatim të rëndë e gatshme për çdo ballafaqim me grupet e armatosura që vepronin në fshat. Këto grupe ose janë tërhequr nëpër banesa ose kanë mundur të largohen nga mali mbi Lazarat. Më herët policia gjeti në një nga banesat e lokalizuara prej saj, një mitraloz të rëndë, i cili dyshohet të jetë përdorur kundër trupave policore.

KULLA E LILO BRAHIMIT
Pasi ka arritur të futet në qendër të fshatit të Lazaratit, forcat e policisë kanë marrë edhe banesën e Lilo Brahimit, ku është zbuluar baza më e madhe e municioneve. “Kjo bazë, nga e cila grupi i banditëve qëllonte me armë ndaj policisë, i përket Lilo Brahimi, rreth 60 vjeç”, kanë bërë të ditura burime nga policia. Në këtë bazë municionesh janë gjetur mortaja, eksploziv, armë zjarri, si dhe dylbi me infra. Nisur edhe nga objektet dhe sendet e gjetura në këtë bazë rezulton se të kërkuarit nga policia janë strehuar aty, dhe më pas janë larguar bashkë me Lilo Brahimin. Sipas policisë, këta persona, të armatosur, nuk kanë arritur të largohen nga Lazarati, dhe strehohen diku brenda fshatit.

Ndërhyrja e forcave speciale në Lazarat
Ndërhyrja e forcave speciale në Lazarat

Narkotikët
Gjatë kontrolleve, janë bllokuar edhe 2 laboratorë përpunimi vaj hashashi, rreth 10 ton e 604.1 kg marijuanë e vendosur në thasë dhe bidona. Janë asgjesuar gjithashtu 1300 rrënjë bimë narkotike kanabis sativa.

Armët
Policia ka sekuestruar 11 armë: 1 mitroloz i rëndë, 1 shtrat mortaje, 9 automatikë, si dhe 1 armë gjahu. Gjithashtu janë kapur edhe 7334 fishekë të llojeve të ndryshme, 3 kallëpë tritol, 2 pako kapsolla detonatore, 10 granata, 4 krëhëra fishekësh.

Banesat
Është ushtruar kontroll mbi 50 banesa dhe një numri të konsiderueshëm ambientesh të tjera në brendësi të fshatit Lazarat, tokave përreth tyre dhe në tokat e komunës në territorin ku forcat e polcisë kanë depërtuar në zonë.

Helikopterët
Dje dy helikopterë, mes të cilëve një i llojit ‘Cougar’ i forcave speciale ushtarak, kanë monitoruar nga ajri zonën perëndimore të fshatit, ku dyshohej së fshiheshinn një pjesë e personave të armatosur./ Shqiptarja

Lajme të ngjashme

Back to top button