Ermali së shpejti me 2Ton

Bashkëpunimi i paralajmëruar nga këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu me rep artistin 2Ton kohë më parë në gazetën Tribuna, duket se është gati.

Lajmin e ka bërë të njohur vet këngëtari në llogarinë personale të rrjetit social “Instagram”, duke u shprehur se kënga e kompletuar me video dhe në bashkëpunim me reperin 2Ton, do të publikohet së shpejti. “New clip cooming soon me 2 Tonin”(Videoklipi i ri vjen së shpejti me 2Ton), ka zbuluar këngëtari përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social “Instagram”.

Të kujtojmë se dyshja ka qenë aktive në prurje të këngëve të reja të cilat janë shndërruar në hite.

Ndërkaq, ai ka paralajmëruar se së shpejti do të filloj të realizoj një këngë në formë dueti me të atin, këngëtarin Sabri Fejzullahu.

Lajme të ngjashme

Back to top button