Ministri i ri, Nurhan Izairi, premton angazhim për një ambient më të pastër

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor i dëshiroi mirëseardhje njeriut të parë në mjedisin jetësor.

Sot u bë pranim dorëzimin në ministrinë e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor midis ministrit të tanishëm dhe atij të sapo emëruar, Abdilaqim Ademit dhe Nurhan Izairit,

Duke vënë në dukje se tashmë është i njohur me sfidat dhe projektet aktuale dhe ato të ardhshme të Ministrisë së Mjedisit Jetësor, Izairi u betua se do të vazhdojë që ta zbatojë programin e Qeverisë duke u përpjekur për një mjedis jetësor të shëndetshëm dhe të pastër.

Ministri i deritanishëm Ademi i dëshiroj një performancë të suksesshme ministrit të sapo emëruar duke theksuar se profesioni i tij – arkitekt do të ndihmojë në menaxhimin e Ministrisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button