“Freedom House”: Qeveria përdor taktika mizore

Fokus”, transmeton deklaratën ekskluzive të Arç Pudington, nënkryetar I organizatës “Freedom-House, i cili flet për sulmet e mediave pro qeveritare.

Në tekst thuhet:  “Tetor 2009 ishte muaj i mirë për Gruevskin. Atëherë reporterët pa kufij na lavdëruan se kemi përparësi në pavarësimin e mediave. Kryeministri u gëzua për lajmin dhe e publikoi në faqen e qeverisë, por kur ramë 89 vende më poshtë, për qeverinë dhe mediat pro qeveritare, kjo organizatë u bë përkrahëse  Sorosit, ndërsa organizata Freedom House mbeti relevante. Këtë vit shënojmë rënie edhe në këtë organizatë në raportin e saj. Gruevski tani nuk është I lumtur, ndërsa mediat pro qeveritare zbuluan se edhe kjo organizatë është e Sorosit! Organizatat ndërkombëtare habiten se çfarë po ndodh me Maqedoninë dhe Sorosin”.

Në këtë mënyrë nënkryetari për hulumtim në “Freedom House” , Arç Pudington, pa hamendje deklaron: “ Deklarimet e qeverisë se fshihet diçka e keqe te paratë e Sorosit është mizore dhe një taktik e pakuptimta. Aq më keq kur këto deklarata vijnë nga përfaqësues të mediave”.

Lajme të ngjashme

Back to top button