Adnan Jashari e mori funksionin ministër i Drejtësisë

Ministri i sapo zgjedhur i Drejtësisë Adnan Jashari edhe zyrtarisht e mori funksionin nga ministri i deritanishëm Blerim Bexheti.

Prioritetet kryesore të ministrit Jashari në kryerjen e mandatit të tij do të jetë vazhdimi i reformave të filluara në sistemin e jurisprudencës në Republikën e Maqedonisë në drejtim të krijimit të sistemit efikas, transparent dhe të pavarur juridik.

“Si ministër i Drejtësisë do të vazhdoj me reformat e filluara, qëllimi i të cilave është harmonizimi I sistemit tonë legjislativ me rekomandimet e Këshillit të Evropës, GREKO-s dhe standardeve ndërkombëtare”, theksoi Jashari.

Ministri i deritanishëm i Drejtësisë Bexheti e informoi ministrin Jashari për aktivitetet e ndërmarra nga Ministria e Drejtësisë në harmonizimin e legjislacionit të Maqedonisë me legjislacionin e Bashkimit Evropian.

“E informatave Jasharin për aktivitetet të cilat në të ardhmen duhet të realizohen dhe të cilat janë kyçe për rrugën e Republikës së Maqedonisë për anëtarësim sa më të shpejtë në BE dhe NATO.

Blerim Bexheti funksionin ministër i Drejtësisë në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë e kreu nga 28 korriku i vitit 2011

Lajme të ngjashme

Back to top button