fbpx

17 mijë vendparkime të pamjaftueshme për qytetarët

Maqedonia posedon 164 parkingje, me gjithsej 16.474 vende për parkim, në hapësire prej 370.305 metër katrorë, tregojnë të dhënat e Entit shtetëror të statistikës për vitin 2012.

Shkupjanët të revoltuar lëre çmimin, por as vend s’mund të gjejnë për parkim.

‘Sillem thuajse çdo dit gjysmë apo një orë këtu për rreth derisa të gjej një vend për tu parkuar. Ose duhet të dal më herët nga shtëpia, ose të vonohem për punë’ tha Ismail F. i cili punon në Çarshinë e Vjetër.

‘Nuk jemi aspak të kënaqur me parkingjet, duhet edhe më shumë të ketë parkingje në kate sidomos këtu në pjesën ka Bit Pazari, Çairi dhe lagjet për rreth, ose duhet të udhëtojmë me autobus ose për tu përkuar është vështirë, sidomos këtu tek ndërtesa e RTVM-së, pasi ka shumë të punësuar’ tha një i punësuar në MPB.

‘Parking s’mund të gjejmë, po të vonohemi në punë duke u parkuar pëlcasin dënimet, këndej po u parkove gabimisht vjen merimanga dhe ta merr veturën. Mendoj se autoritetet duhet të mendojnë më shumë në këtë drejtim dhe të ndërtojnë ende parkingje në kate’ tha Vejsel Ameti.

Ndryshe, kreu i Komunës Çair, gjatë fushatës parazgjedhore kishte paralajmëruar se do të ndërtojë parkingje në kate në disa lokacione në Shkup.

Sipas të dhënave të Entit për statistikë, 13.629 vende parkimi, në hapësire prej 299.927 metër katrorë janë nën qiell të hapur, kurse 1.496 vende parkimi në hapësire prej 31.410 metër katror, janë parkingje të mbuluara, derisa nëpër parkingjet me kate ka 1.349 vende për parkim në hapësire prej 38.968 metër katrorë./PORTALB

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close