Tahir Hani i dorëzon detyrën ministri i ri për Pushtet Lokal, Lirim Shabanit

Ministri i ri për Pushtet Lokal, Lirim Shabani, sot edhe zyrtarisht ka marrë funksionin nga Ministri i deritanishëm Tahir Hani.

Prioritetet kryesore të ministrit Shabani në mandatin e tij do të jenë zhvillimi më dinamik i komunave dhe nxitje të zhvillimit të rajoneve me plan në shtet nëpërmjet shfrytëzimit më efikas të mjeteve buxhetore dhe me mjetet nga fondet nga Bashkimi Evropian (BE).

“Pushteti lokal është burim i potencialeve dhe mundësive të cilat me përkrahjen e duhur mund të krijojnë spirale të zhvillimit që do të involvojë të gjitha subjektet potenciale.

Me qasje inkluzive, nëpërmjet bashkëpunimit institucional të dy niveleve të pushtetit, si dhe me sektorin qytetarë dhe të biznesit, komunat dhe rajonet me plan mund të dinamizojnë zhvillimin e tyre”, ka thënë Shabani.

“Të gjithë qytetarët në shtet kanë të drejtë për shërbime të barabarta dhe shpërndarje të barabartë të mjeteve buxhetore. Për këtë në periudhën e ardhshme do të fokusohem në zbatimin e tërësishëm të politikës për zhvillim të barabartë rajonal në shtet, si instrument për zvogëlim të pabarazive të tanishme dhe përmirësim në kualitetin e jetesës në rajonet më pak të zhvilluara, si dh enë komunat e vogla dhe rurale”, vijon më tej ministri Shabani.

Ai gjithashtu ka theksuar edhe mundësitë që kanë në dispozicion komunave nëpërmjet shfrytëzimit të mjeteve nga IPA- Programi i Bashkimit Evropian për bashkëpunim përtej kufitar, implementimin e së cilës e koordinon Ministria e Pushtetit Lokal. Ministri i deri tanishëm, Tahir Hani, funksionin e ministrit për pushtet lokal e ka kryer prej shkurtit të vitit 2013.

Lajme të ngjashme

Back to top button