Qeveria e re e Maqedonisë ndiqet me interes nga mediat greke

Qeveria e re  Maqedonisë ndiqet me interes nga mediat greke.  “Katimerini” dhe “To Vima”, informojnë për votimin e qeverisë së re maqedonase, detajisht për formimin e qeverisë së re.

Gazetat shkruajnë se votimi për Qeverinë e re të Nikolla Gruevskit ka qenë i pritur, dhe informojnë se për kabinetin e ri kanë votuar 77 deputet nga VMRO-DPMNE dhe BDI, derisa gjashtë deputetët nga partia opozitare PDSH e Menduh Thaçit kanë votuar kundër.

Në Greqi rikujtohet se anëtarët e koalicionit opozitarë, të udhëhequr nga LSDM e Zoran Zaev, nuk kanë marrë pjesë në debatin për votimin në Parlament, dhe se nuk pranojnë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare të mbajtura më 27 prill.

“Debati dhe votimi në Parlament për qeverinë e re të Nikolla Gruevskit ka zgjatur vetëm disa orë”, shkruan “Katimerini”. Mediat greke informojnë se qeveria e re në Maqedoni ka 22 ministra prej të cilëve shtatë janë pa resor dhe tre nënkryetarë.

Ata theksojnë se në qeverinë e re nuk ka ndryshime të shumta në krahasim me të kaluarën, duke shtuar se Nikolla Popovski mbetet Ministër për punë të jashtme, dhe në funksion të njëjtë – Ministër i financave është edhe Zoran Stavreski.

Grekët gjithashtu thonë se Ministër i ri i mbrojtjes është ambasadori i deritanishëm i Maqedonisë në SHBA dhe përfaqësues i vendit në bisedimet për çështjen e emrit, Zoran Jolevski.

Lajme të ngjashme

Back to top button