Aktores së njohur Kurtishova nuk i lejohet udhëtimi vetëm sepse është rome

Aktorja e re me renome Emra Kurtishova, e punësuar e rregullt në Teatrin e Shkupit për fëmijë dhe të rij, mbrëmë në rrjetin social Facebook ka rrëfyer ngjarjen skandaloze në ditën kur duheshe të udhëtonte te motra e saj në Gjermani.

“Sot duheshe të nisem për te motra në Konstanc, Gjermani, nga dokumentet e nevojshme kisha vërtetimin se jam e punësuar e rregullt, garancinë nga motra dhe 500 euro para në dorë. I punësuari që kontrollonte pasaportat vlerësoi se lista e garancisë nuk është e vlefshme, më zbritën nga autobusi dhe më than që të pres bagazhin dhe të kthehem në shtëpi. Isha e vetmja që e kthyen! Njerëz, pse un duhet të kem pasaportë, kur nuk mund të dal nga shteti?!”, pyet aktorja Kurtishova.

Mirjana Najçevska në profilin e sajë në Facebook ka komentuar se ky është diskriminim klasik.

Sipas saj Emra është një aktore shumë e mirë dhe e sjellshme si mund të diskriminohet vetëm pse është Rome.

“Kjo nuk ka ndodhu në ndonjë shtet të BE-së por ka ndodhur në vendin ku Emra jeton dhe vepron”, shkruan Najçevska.

Lajme të ngjashme

Back to top button