PDK fitoi 37 deputetë, LDK 30 deputetë

Partia Demokratike e Kosovës ka fituar më së shumti mandate dhe do të ketë gjithsej 37 deputetë, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 30 deputetë.

Në legjislaturën e re, që pritet të konstituohet pas certifikimit të rezultateve nga Komisioni Qendror Zgjedhor, Lëvizja “Vetëvendosje” do të ketë 16 deputetë, ndërsa aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do të përfaqësohet me 11 deputetë.

Nisma për Kosovën, e cila arriti ta kaloj pragun zgjedhor prej pesë për qind, do të përfaqësohet në Kuvendin e Kosovës, me gjashtë deputetë, që bashkë edhe me partitë e lartpërmendura arrijnë numrin 100 të mandateve në Kuvend.
Kështu shkruan portali lajmi.net, i cili ka siguruar raportin e fundit të Qendrës së Numërimit të Rezultateve dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, mbi bazën e të cilit partitë politike që kanë kaluar pragun zgjedhor do të përfaqësohen në Kuvend.

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka 120 ulëse gjithsej, kështu që 20 mandatet tjera do t’iu takojnë minoriteteve, mandate të fituara e të garantuara, në bazë të Planit të Martti Ahtisaarit, zbatimi i të cilit vazhdon të sigurohet me anë të Kushtetutës. /Indeksonline

Lajme të ngjashme

Back to top button