Francën do ta sulmojnë katër shqiptarët e Zvicrës

Ottmar Hitzfeld pritet të bëjë disa ndryshime në formacion për ndeshjen ndaj Francës. Admir Mehmedi do të luajë nga fillimi, derisa në formacionin bazë të helvetikëve janë edhe Valon Bherami, Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri.

Sipas tabloidit zviceran Blick, selektori i helvetikëve, Ottmar Hitzfeld pritet ta lërë në bankën rezervë sulmuesin Valentin Stocker, i cili ndaj Ekuadorit ishte titullar.

Por, trajneri gjerman në bankën rezervë pritet ta lërë edhe Josip Dërmiçin, derisa si titullar ta inkuadroj Haris Seferoviçin, që realizoi golin e fitores ndaj Ekuadorit.

Ja dhe formacioni i mundshëm i Zvicrës. Benaglio; Lichtsteiner, Djourou, von Bergen, Rodriguez; Inler, Behrami; Shaqiri, Xhaka, Mehmedi; Seferoviç. Edhe kësaj radhe si duket në bankën rezerve mbetet Blerim Xhemaili.

Në takimin tjetër të këtij grupi, luajnë Ekuadori dhe Hondurasi, që pësuan disfata në xhiron e parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button