DASH vlerëson Maqedoninë në luftën kundër tregtisë me njerëz

Në raportin vjetor të Departamentit shtetëror amerikan për tregti me njerëz, Maqedonia është vendosur në grupin 1, të shteteve të cilat në mënyrë serioze janë ballafaquar me këtë problem dhe i plotësojnë rekomandimet për ndalimin e tregtisë me njerëz. Departamenti shtetëror nënvizon për numrin e zvogëluar të hetimeve dhe aktgjykimeve të tregtarëve me njerëz dhe rekomandon që romët e detyruar për lypësi të regjistrohen si viktima të tregtisë me njerëz.

Në rekomandimet e raportit, të publikuar sot, theksohet është i nevojshëm hulumtim intensiv, përndjekja dhe dënimi i trafikantëve me njerëz dhe ndihmësve të tyre, trajnimi i punonjësve social dhe organizatave joqeveritare që t’i njohin rastet e tregtisë me njerëz gjatë aksioneve kundër emigrantëve ilegalë dhe të jepet mbështetje për grupet të cilat janë të goditura, siç janë fëmijët lypës në rrugë.

Raporti vlerëson se dy e treta e qytetarëve të Maqedonisë të cilët janë viktima të tregtisë me njerëz janë minorenë të moshës 12 deri 18 vjeç. Nga qytetarët e huaj në Maqedoni më së shumti ka raste të viktimave të tregtisë me njerëz të detyruar që të japin shërbime seksuale edhe atë nga Shqipëria, Bullgaria, Serbia, Bosnjë e Hercegovina, Ukraina dhe Kosova.

Qytetarët e Maqedonisë, nga ana tjetër detyrohen për robëri seksuale në Greqi, Belgjikë, Kroaci dhe shtete të tjera evropiane, zakonisht me premtime të rrema për punë të siguruar jashtë vendit. Raporti thekson se në vitin 2013 ka pasur një rast të ri të hetimit kundër një trafikanti me njerëz, që është rënie e konsiderueshme në krahasim me vitin 2012, kur janë udhëhequr hetime kundër nëntë personave. Në shtatë raste janë ngritur akuza, ndërsa gjashtë janë dënuar për tregti me fëmijë për eksploatim seksual, ndërsa një është dënuar për eksploatim për punë.

Aktgjykimet kanë qenë prej katër deri në 10 vjet burg, me kompensim të ndarë financiar katër viktimve prej rreth 9.800 dollarë. Gjatë vitit janë dientifikuar 15 viktima të tregtisë me njerëz, prej të cilëve nëntë kanë qenë minorenë. Raporti përqendrohet edhe në gjendjen në qendrat për pranim për viktimat e huaj dhe vendor të tregtisë me njerëz, në të cilat janë përkujdesur gjithsej 14 persona.

Raporti i Departamentit shtetëror përqendrohet edhe në aksionin e shërbimeve sociale dhe policinë për largimin e mbi 50 fëmijëve, kryesisht romë, nga rrugët ku janë detyruar të lypin dhe vendosjen e tyre në qendrat pranuese, me ç’rast janë shqiptuar dënime në të holla dhe me burg për prindërit. Maqedonia mbetet një prej vendeve më të suksesshme në rajon në këtë plan.

Për të bërë krahasim, angazhimet për ballafaqim me tregtinë me njerëz te pjesa më e madhe e vendeve fqinje, si Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Greqia, Bullgaria, Serbia, Mali i Zi, Kosova janë vlerësuar në grupin 2.

Lajme të ngjashme

Back to top button