Ziadin Sela do ta bojkotojë ‘Ditën e Liqenit të Ohrit’

Struga dhe kryetari Ziadin Sela do ta bojkotojnë  jubileun e 15-të të shënimit të Ditës së Liqenit të Ohrit më 21 qershor që do të mbahet në Pogradec.

Ky vendim vjen pasi Struga nuk u ftua në promovimin e tragetit të linjës Ohër –Pogradec më 17 qershor.

“Është e pa kuptueshme të mos ftohet Struga kur edhe ajo është pjesë e liqenit të Ohrit. Nëse edhe publikisht nuk kërkojnë falje atëherë për ndonjë ceremoni nuk do te ftohet asnjë nga Ohri. Nëse nuk duan të komunikojnë atëherë le të vendojmë kufi”, tha Sela.

“Në vitin e kaluar në Ditën e liqenit isha i vetmi që fola për tu hapur kjo linjë, dhe tash kur hapet unë anashkalohem nga kjo punë. Publikisht them që nuk do të jem në Pogradec për ta shënuar këtë jubilar të 15-të”, ka shtuar Sela.

Që nga 21 qershori  vitit 2000 me aktivitete të ndryshme shënohet Dita e Liqenit të Ohrit, me principin e rotacionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button