Indeksi i paqes: Maqedonia në fund të listës në regjion

Për herë të dytë nga raporti i ‘Global Indeks’ Islanda është zgjedhur vendi më i qetë në botë nga gjithsej 162 shtete. Maqedonia gjendet në vendin e 87, ndërsa e fundit në listë është Siria.

Indeksi i Paqes

Nga vendet e rajonit më afër Islandës është Sllovenia në vendin e 14, pastaj Kroacia në vendin e 26 dhe Bullgaria në vendin e 32.

Më pas vijnë Serbia në vendin e 52, Mali i Zi në vendin e 55, Bosnja e Hercegovina në vendin e 61, Kosova 64, Shqipëria 65, Greqia 86.

Në radhitjen e shteteve merren parasysh siguria, kriminaliteti, korrupsioni dhe gjendja politike.

Lajme të ngjashme

Back to top button