Arrestohet shtetasi nga Shqipëria për vjedhje në Tetovë

Shtetasi shqiptarë H.M (39) është kapur dhe arrestuar në policinë  e Tetovës pasi ka vjedhur një zinxhir ari nga qafa e D.R (61) nga Tetova, informon zëdhënësi i policisë së Tetovës Marjan Josifovski.

Sipas policisë, shtetasi nga Shqipëria pas shpine i është afruar gruas nga Tetova dhe me shpejtësi j ka këputur zinxhirin nga qafa, pas çka ka filluar të ikë nga tregu i gjelbër por shumë shpejtë është kapur. Zinxhiri I është marr dhe I është kthyer gruas.

Nga policia informojnë se vjedhësi me vete nuk posedon dokumente.

Lajme të ngjashme

Back to top button