Sot mbahet takimi Gruevski-Zaev

Formimi i Qeverisë teknike do të jetë kushti kryesor i LSDM-së në bisedimet me VMRO DPMNE-në. Krahas Qeverisë teknike, ndarja e partisë prej shtetit, pavarësimi i mediave, pastrimi i listës zgjedhore, dhe regjistrimi i popullsisë përbëjnë pakon prej 5 kërkesave me të cilat LSDM-ja do të hyjë në negociata.

‘Institucionet i shndërruan në ekspozitura partiake të VMRO DPMNE-së. E shkatërroi shtetin. Nuk ka shtet – gjithçka është parti. Kulmi ishin zgjedhjet kriminale këtë vit, shkeljet brutale të Kushtetutës dhe ligjeve. LSDM-ja nuk do të lejojë vazhdimin e mëtejshëm të këtyre politikave të Nikolla Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së. Kundër Gruevskit dhe VMRO DPMNE-së do të qëndrojë LSDM-ja dhe partnerët e koalicionit, të cilët do t’ia kthejnë Maqedoninë të gjithë qytetarëve të vendit’, tha Zoran Zaev, kryetar i LSDM-së.

LSDM-ja doli me këto kushte pasi kryeministri Nikolla Gruevski u bëri thirrje që të kthehet dialogu politik, dhe opozita të kthehet në Kuvend. Në të kundërtën, Gruevski theksoi se opozita do të bartë fajin për raportin negativ të Bashkimit Evropian, dhe humbjen e mundshme të rekomandimit për fillimin e bisedimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button