Përmbytje në Bullgari, të paktën 10 të vdekur në qytetin Varna

Të paktën 10 njerëz kanë vdekur, ndërsa disa të tjerë konsiderohen të humbur si pasojë e përmbytjeve të mëdha që kanë goditur Bullgarinë lindore.

Mediat raportojnë për një situatë të rëndë sidomos në qytetin e Varnas që ndodhet pranë Detit të Zi.

Përmbytjet kanë përpirë dhjetëra makina e banesa, ndërsa qindra persona kanë mbetur pa energji elektrike dhe ushqime.

Meteorologët parashikojnë se moti ekstrem me reshje shiu dhe breshëri do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Zjarrfikësit në qytetin e Kilifarevo në Bullgarinë qendrore shpëtuar 11 njerëz të cilët qëndronin në çatitë e banesave.

“Tragjedia është shumë e madhe, momentalisht ndodhem në një rrugë në periferi të Aspruhovo. Rruga nuk është këtu, shtëpitë janë zhdukur, ndërsa makinat janë njëra mbi tjetrën” ka thënë kryetari i bashkisë së Varnas, Ivan Portnih për Reuters. (BW)

Lajme të ngjashme

Back to top button