Youtube me pagesë, penalizohen edhe këngëtarët shqiptarë

Kompania Google deklaroi se ka në plan, që rrjetin e videove, ‘Youtube’ ta bëjë me pagesë, vetëm për shërbimin e muzikës, pavarësisht kritikave të shumta se do ta dëmtojë këtë treg.

‘Youtube’ ka vendosur partneritet me qindra produksione të mëdha dhe të pavarura për të hedhur në treg shërbimin e ri, njoftoi kompania duke konfirmuar zërat e kohëve të fundit se rrjeti më i madh në botë i videove muzikore do të bëhet me pagesë.

Disa grupe të tregtimit të muzikës ‘online’ kanë kritikuar planet e ‘Youtube’, se do të bllokojë shfaqjen pa pagesë të videoklipeve muzikore, deri në momentin që markat nënshkruajnë marrëveshjen e re me ‘Youtube’. Përfaqësuesit e rrjeteve të ndryshme që bashkëpunojnë me ‘Youtube’ shprehen se kushtet që ofrohen janë shumë të pa favorshme, ndërsa marrëveshja nuk është e negociueshme.

‘Youtube’ ka nënshkruar marrëveshje për shërbimin me pagesë me rreth 95% të etiketave muzikore, ndërsa bllokimi i disa profileve të tjera do të jetë i domosdoshëm. Nuk ka ende një lajm zyrtar, por edhe në Shqipëri disa prej këngëve më të njohura të Elvana Gjatës dhe disa këngëtarëve të tjerë janë fshirë nga ‘Youtube’. Nëse kërkojmë për këngën Disco-Disco, versioni origjinal nuk ekziston, por gjithashtu edhe shumë videoklipe të tjera të Elvana gjatës janë fshirë. E njëjta gjë ndodh edhe kur kërkojmë për këngët e Flori Mumajesit. Në lidhje me fshirjen e videove nga faqet e produksioneve të ndryshme ‘Youtube ‘sqaron: Bllokimi i disa videove do të jetë e domosdoshme, në mënyrë që të sigurojmë një përvojë të qëndrueshme për shërbimin me pagesë.

Lajme të ngjashme

Back to top button