Rrethimi i Lazaratit, nuk ka më trafik droge drejt Italisë e Greqisë

Prej ditës që Policia e Shtetit nisi aksionin e saj për nënshtrimin e fshatit të Lazaratit edhe trafiku i lëndëve narkotike, kanabis sativa në drejtim të Italisë dhe Greqisë është ndaluar. Që prej ditës së dielë, policitë dhe mediat e vendeve fqinje nuk kanë raportuar më për zbarkime të sasive të mëdha të kanabisit.

Por bllokimi i Lazaratit, duket se ka pasur edhe efekt tjetër në Greqi, pasi siç raportohet në media, është shënuar rritje e çmimit të kanabis sativës. Bllokimin e fshatit të hashashit duket se e ka ndjerë edhe tregu i brendshëm e i jashtëm, edhe pse për hir të vërtetës duhet thënë se ka edhe disa zona të tjera që njihen për kultiviminin e kanabis sativës, si në malësitë e Vlorës apo të Krujës.

BLLOKOHET TRAFIKU

Prej ditësh policia italiane, Guardia di Financa dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese të shteteve fqinje, nuk kanë raportuar për sekuestrime të lëndëve narkotike që nisen nga Shqipëria. Duket se aksioni i Policisë së Shtetit në Lazarat e ka bllokuar edhe sasinë e madhe të kanabis sativës që të dilte nga fshati, pra edhe trafikun./ Shqiptarja.com

Lajme të ngjashme

Back to top button