Psiko-Test: A e bën garderoba njeriun? Zbuloni veten…

A ju sjellin trendet e modës në situata të pavolitshme. Përgjigjen do ta gjeni nëse e zgjidhni testin: me sinqeritet dhe pa u ngutur!

1. Ku i mbani paratë, të kuqtë e buzëve dhe gjërat e tjera kur dilni nga shtëpia?
a. Në kuletë?
b. Në xhep?
c. Në çantën tuaj të vogël?

2. Ndiheni pakëz më e hareshme se zakonisht, andaj do të…
a. Veni disa pendla me ngjyra të ndryshme?
b. Vëni diçka në laramani leopardi?
c. Vishni diçka me lëkurë të zezë?

3. Shkoni në sallonin e floktarëve dhe çka do të thoni?
a. “M’i shkurtoni flokët sa më shumë që mundeni?”
b. “Më bëni flokët të ngjashme si princesha Diana?”
c. “Më bëni një model gjysmë të gjatë, që të krihen lehtë?”

4. Shkoni në një ndejë. Çka do të vishni?
a. Një fustan prej plishit?
b. Një fustan të gjatë e tërësisht për trupi?
c. Një fustan të zi e të thjeshtë?

5. Keni fituar pak para dhe dëshironi t’i shpenzoni sa më mirë. Çka do të blini?
a. Një palë vathë të mëdhenj prej argjendit?
b. Një byzylyk prej arit?
c. Një palë këpucë më taka të larta?

6. Erdhët në idenë që të intervenoni ca në gardërobën tuaj. Çka do të bëni?
a. Me hekur do ta vendosni një mbishkrim mbi bluzën tuaj?
b. Do t’i shkyeni xhinset?
c. Do ta qepni një pullë të jashtëzakonshme në pallton tuaj?

7. Assesi nuk dëshironi të vonoheni në takimin tuaj. Çfarë ore do të duhej të kishit?
a. Një orë të vjetër meshkujsh?
b. Një orë femrash?
c. Nuk do të kishit fare orë?

8. Erdhi dimri, e ju duhet të keni diçka për ta mbrojtur kokën. Çka do të jetë ajo?
a. Kapelë sa e marinarëve?
b. Beretë?
c. Kapele e madhe?

9. Doni të grimoheni. Çka do të vishni me këtë rast?
a. Kostumin e “Shanelit”?
b. Kostum meshkujsh?
c. Vetëm një fustan të gjatë me dekolte?

REZULTATI

Përgjigjet nën a: “Një thes me patate”
Moda, a lyhet me bukë ajo? Sa i përket këtij aspekti, ju hyni në konkurrencë me punëtorët higjienikë kur janë në vendin e punës. Është e vërtetë se gardëroba nuk e bën njeriun, por ajo mund të thotë shumë për një person (e veshja juaj flet gjëra të gabuara). Moda nuk do të duhej të ishte opsesion por kënaqësi, andaj nuk është keq që pak të shprehni interesim në atë drejtim.

Përgjigjet nën b: “Si të gjitha shoqet e mia”
Relativisht jeni në trend, por ju gjithnjë pritni derisa diçka fillon të vishet, që ju pastaj të merrni atë guxim. Ndiheni më mirë kur edhe të tjerët rreth jush vishen në të njëjtën mënyrë. Nganjëherë dëshironi të vishni diçka me të vërtetë trimëruese, por frikoheni se rrethi do t’ju përqeshë. Por, ju jeni e mençur sa duhet që të dini çka ju rri bukur dhe nuk do të vishni diçka vetëm pse është moderne.

Përgjigjet nën c: “Snob i modës”
E adhuroni gardërobën dhe mburreni me atë që jeni gjithnjë një hap para tjerëve. Ju jeni trimëreshë, pothuaj ekzibicioniste, dhe ndiheni shumë mirë kur të tjerët jua zgurdullojnë sytë. Megjithatë, problemi qëndron aty se e teproni me të gjitha dhe se jeni bërë snob i modës. Do të duhej ta keni ndërmend se moda duhet të jetë argëtim dhe nuk duhet marrë aq seriozisht. Po ashtu, mos lejo që të vlerësoni njerëzit në atë se a janë të veshur modern apo jo.

Lajme të ngjashme

Back to top button